Lajmet e fundit

Një person i armatosur sot e ka plagosur një kirurg në klinikën më të madhe të Maqedonisë.
Kjo gjë ka shkaktuar protestë nga mjekët, që kanë kërkuar më tepër siguri për personelin mjekësor.
Autoritetet thanë se kirurgu, emri i të cilit nuk është përmendur, ishte qëlluar tri herë në këmbë, por jeta e tij nuk është në rrezik.
Policia tha se tre persona janë arrestuar lidhur me këto të shtëna.
Zëdhënësja e policisë, Liza Bendevska, tha se po zhvillohen hetime për motivet e sulmit dhe cili prej tre personave ishte i armatosur.
Një mjek në spital i ka thënë rrjetit lokal Nova TV se mendohet se personi i armatosur ishte i biri i i një gruaje që kishte vdekur në këtë klinikë, raporton agjencia AP nga Shkupi.