Lajmet e fundit

Heroi britanik, Matthew James, dhe e fejuara e tij Sarah, po qëndronin në Tunizi të premtën kur ndodhi sulmi terrorist.
James, ishte shtrirë mbi trupin e të fejuarës që të e shpëtonte atë, dhe ai ishte goditur me tre plumba, transmeton Klan Kosova.
E mbijetuara Sarah, tha që i fejuari i saj trim e ka shpëtuar nga ky sulm terrorist, që i morri jetën 37 personave.
Në momentin kur sulmuesi po shtinte me Kalashnikov, ajo dhe Matthew ishin duke marrë rreze të diellit, si qindra të tjerë në atë vend.
Plumbat menjëherë e kishin goditur Matthew.
“Ai më tha që të ikja. Më tha: Të dua shpirt. Por ik dhe thuaju fëmijëve që babai i do”, tha Sarah teksa kujton momentin tragjik.
Ajo kishte arritur që të ikte, të kthehej në hotel dhe të i shpëtonte masakrës terroriste.
Disa orë më vonë, ajo po tentonte që së paku të e gjente trupin e Matthew, në morgun e improvizuar të hotelit.
Në një moment, dikush i’a kalon telefonin e në atë moment ajo e kupton që Matthew ishte gjallë.
Tani 30 vjeçari është ende në gjendje kritike për jetë.
Çifti kishin vendosur që këtë pushim ta bënin në qytetin turistik tunizian, Sousse pa fëmijët e tyre.