Lajmet e fundit

Gjatë përleshjes me policinë gjermane, bëhet e ditur se i dyshuari që shtiu me armë zjarri në një bar në qytetin e Konstanzit, është plagosur rëndë.
Zyrtarët thanë se ende janë të paqarta motivet e përdorimit të armës apo të këtij incidenti nga i dyshuari, transmeton Klan Kosova.
Të paktën një person raportohet i vdekur dhe tre të plagosur në gjendje të rëndë të jetë bilanci i viktimave nga të shtënat në Gjermani.