Lajmet e fundit

Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd janë përplasur tre makina, e si pasojë mbeti e plagosur shtetasja 84-vjeçare. Sipas policisë shtetasi K. P , 45 vjeç , banues në fshatin Buqës Elbasan, po drejtonte mjetin tip “Ford” me targa DF 350 YË, dhe në vendin e quajtur Labinot Fushë, është futur në parakalim dhe është përplasur me një autobus me targa AA 869 HL.
Autobusi drejtohej nga shtetasi A. Z 59 vjeç, banues në Elbasan. Në aksident është përfshirë edhe një kamion “IVEKO” me targa BT 462 DJ, me drejtues shtetasin A. N , 39 vjeç, banues në Bitola të Maqedonisë.
Policia bën të ditur se nga ky aksident ka mbetur e plagosur shtetasja Q. P 84 vjeçe, banuese në fshatin Buqës, e cila u dërgua menjëherë në Spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën./Shekulli