Lajmet e fundit

Dy persona raportohet se janë plagosur rreth orës 19:10 në Mitrovicë afër Stacionit të Autobusëve.
Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësi i policisë regjionale të Mitrovicës, Avni Zahiti.
“ Dy persona të gjinisë mashkullore janë plagosur me armë zjarri dhe janë dërguar për trajtim në spitalin regjional të Mitrovicës, për t’u transferuar më pas në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Nuk dihen motivet e plagosjes dhe nuk ka ende të arrestuar, policia është vënë në hetim të rastit,” ka shtuar Zahiti,njofton Klan Kosova.