Lajmet e fundit

Të mërkurën në rrugën “Idriz Gjilani” në Prishtinë, një i dyshuar mashkull ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë është plagosur në këmbë viktima mashkull, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Si provë materiale në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë, njofton Policia e Kosovës, transmeton Klan Kosova.
I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin.