Lajmet e fundit

Këngëtarët Justin Bieber dhe Usher, po hasin sërish në probleme me plagjiaturë të supozuar për këngën e tyre “Somebody to Love”, të cilën e regjistruan në vitin 2010.
Devin Copeland, i njohur si De Rico, dyshen e ka akuzuar se kënga e tyre është shumë e ngjashme me atë që ai e regjistroi në vitin 2008 me të njejtin emër, transmeton Klan Kosova.
Gjatë vitit 2014 një gjykatës ka dhënë vendim se këngët nuk ishin aspak të ngjashme. Ndërsa Gjykata e Apelit Federal tani deklaroi se vendimi i parë ishte i pa bazë, duke konkluduar se kënga e Bieber dhe Usher e ka “rritmin dhe melodinë pothuajse të njejtë”.
Teksa pritet vendimi përfundimtar, De Rico kërkon 10 milionë dollarë dëmshpërblim.
Dëgjojini këngët. Nëse do të ishit në juri, do ta dënonit Bieber?