Lajmet e fundit

Katër meshkuj të armatosur kanë vjedhur stoli në vlerë prej 17.5 milionë eurosh nga një dyqan bizhuterish në Kanë të Francës.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se vjedhja ka zgjatur mes pesë dhe dhjetë minutash.
Vetura e markës “Mercedes” të cilën e shfrytëzuan plaçkitësit është gjetur e djegur. Shëtitorja Kroazet njihet si njëra nga lokacionet më prestigjioze në Kanë dhe ka më shumë se 70 dyqane luksoze. Qyteti i Kanës karakterizohet me festivalin e filmit që mbledh figura të njohura publike fillon nga data 19 dhe zgjat deri me 24 maj.