Lajmet e fundit
Kush ishte viktimë e hajnave kësaj radhe?

Drake është i famshmi i fundit shtëpia e të cilit është plaçkitur.
Burime nga policia kanë treguar për TMZ se një anëtar i ekuipazhit të Drake hyri në shtëpinë e këngëtarit në 10:30 më 3 prill dhe gjeti një grua 24-vjeçare në një nga dhomat e gjumit, e veshur me rroba të Drake, transmeton Klan Kosova/
Policia u thirrën, dhe gruaja u tha atyre se ajo kishte leje për të hyrë në shtëpi, të cilën ajo në fakt nuk e kishte. Ajo rrëfeu se piu Pepsi, Sprite dhe ujë. Drake nuk ishte në shtëpi në atë kohë.