Lajmet e fundit

Anëtarë të ekipit të Lewis Hamilton, u plaçkitën nën kërcënimin e armëve teksa po largoheshin nga qarku i Interlagos në Brazil të premten mbrëma.
Minibusi i ekipit Mercedes po i transportonte ata në hotelin e tyre kur kishte ndodhur rasti.
Kampioni Botëror, Hamilton, tha se njërit prej anëtarëve i ishte drejtuar revolja në kokë.
“Një minibus është plaçkitur nën drejtimin e armës”, tha një zëdhënës i Mercedesit.
“Gjëra të vlefshme u vodhën, por të githë janë të sigurt dhe të palënduar e që është gjëja kryesore”.
Edhe Jenson Button ishte zënë në pritë në të njëjtin vend shtatë vjet më parë.