Lajmet e fundit

Deri në orën 10:00 të ditës së sotme ka pasur një pjesëmarrje të ulët të zgjedhësve shqiptarë në votime.
Në rang vendi rezulton se kanë votuar vetëm 12,16, për qind e shqiptarëve për zgjedhjet e 25 qershor. Në Elbasan si një ndër qarqet më të mëdha të zgjedhësve kanë votuar vetëm 10,8 për qind.
Ndërsa në Berat, Dibër e Lezhë mbi 14%. Në po aq i afrohet dhe Tirana. Me pjesëmarrje më të ulët janë Korça dhe Vlora me 9 për qind.
Ja shifrat e plota që jep KQZ e Shqipërisë, shkruan gazeta Shekulli.
Qarku nr. %
BERAT 67779 9640 14,22%
DIBER 56904 8142 14,31%
DURRES 71035 9613 13,53%
ELBASAN 121439 13193 10,86%
FIER 16289 2285 14,03%
GJIROKASTER 43013 5502 12,79%
KORCE 157757 14651 9,29%
LEZHE 19136 2868 14,99%
SHKODER 9058 1207 13,33%
TIRANE 176929 24710 13,97%
VLORE 70599 6680 9,46%
Total rang vendi 809938 98491 12,16%