Lajmet e fundit

Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjaniq, ka pohuar se e kishte mohuar mundësinë që ta përfaqësonte kombëtaren e Francës në futboll.
Pjaniq, që luan për Bosnjën dhe Hercegovinën, kishte lindur në Tuzla, por me shpërthimin e luftës në këtë vend, ishte shpërngulur në Luksemburg.
Ai e kishte përfaqësuar Luksemburgun si i ri, dhe pastaj ishte shpërngulur në Francë për të luajtur te Lioni, kur edhe kishte marrë telefonatën nga atëbotë selektori i Francës, Raymond Domenech.
"Po, kam mundur të luaj për ekipin e Francës kur arrita në Lion, por kisha thënë ditë më herët se ëndrra ime ishte Bosnja", ka thënë Pjaniq për Canal Plus.
"Domenech më thirri, por unë kisha ndarë mendjen. Natyrisht, e falënderova, por preferoja të isha realistik".