Lajmet e fundit

Brad Pitt e ka thyer heshtjen e tij rreth ndarjes shokuese nga Angelina Jolie në shtator.
Të mërkurën në mbrëmje 52 vjeçari është paraqitur krah aktores Marion Cotillard në premierën e filmit të tij Allied në Los Angeles.

Dhe Pitt i cili nuk po e mbante unazën e martesës, ka kaluar shumë kohë pranë fansave të tij duke dhënë autografe dhe ishte mirënjohës për mirësinë e tyre.
“Është vërtetë diçka e bukur. Të gjithë kanë qenë të këndshëm dhe është mrekulli ta kesh tërë këtë mbështetje”, ka thënë aktori, transmeton Klan Kosova.
Brad tani pas divorcit, po lufton për kujdestarinë e fëmijëve të tij, pasi që aktorja Angelina Jolie ka kërkuar kujdestari të plotë fizike, gjë me të cilën Pitt s’është pajtuar.
