Lajmet e fundit

Pas punimeve që janë bërë në pishinën e Gërmisë, ajo sot do të hapet dhe do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan që ditët e verës t’i kalojnë duke u freskuar.
Thellësia pishinë e cila më parë ishte deri në 4 metra, kjo gjatësi është reduktuar në 1.80 metra.
Zyrtari për informim nga Komuna e Prishtinës, Xhevdet Pozhari, përmes profilit të tij në facebook ka treguar se gjithçka është gati duke filluar nga hapësirat e pishinës deri te personeli.
“Është investuar në objekte sportive, fushat e tenisit; fushat e basketbollit, ndërsa janë kultivuar dhe rigjeneruar edhe hapësirat gjelbëruese Kapacitetet e pishinës mund të absorbojnë një numër prej 4000 deri 4500 vizitorë”
“Janë bërë marrëveshje me të gjitha ekipet operative, shpëtimtarët, ekipet e sigurisë, ekipet e mjekësisë-ambulanca të cilët do të jenë në gatishmëri të plotë. Ekipi i të angazhuarve do të jetë në përbërje prej 53 personave, prej të cilëve janë të angazhuar 10 zhytës profesionistë”.
Pishina e Gërmisë ka 12 mijë metra katrorë, ndërsa së bashku me fushat ndihmëse ajo zë 2 hektarë e 30 ari.