Lajmet e fundit

Një lajm i papritur ka ardhur ditën e sotme nga jeta private e kantautorit shqiptar, Pirro Çako.
Ai është bërë baba për herë të dytë pasi para pak javësh partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Amadeus, shkruan bordo.al, transmeton Klan Kosova.
Amadeus do të jetë vëllai i vogël i Anthony-t, djalit që Pirro Çako ka nga martesa me Inva Mulën.
Kujtojmë se para dy vitesh u bë i ditur lajmi se Çako nisi një romancë të bukur me një bjonde të re në moshë, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur. Asokohe, kantautori vendosi që të shfaqej në publik pranë të dashurës së tij, ku dukeshin mjaft të lumtur së bashku.