Lajmet e fundit

Klubi turk Antalyaspor është afër që të nënshkruaj me Andrea Pirlo dhe Ronaldinho.
Kështu ka deklaruar presidenti i këtij klubi, Gultekin Gencer.
Italiani, Pirlo është bashkuar me New York City gjatë korrikut, por që tash kampionati amerikan ka përfunduar dhe që ky mund të jetë shkas që ai të kalojë në Superligën turke.
Kurse Ronaldinho është lojtar i lirë që prej kur u largua nga Fluminese.
“Ne kemi folur me Pirlon dhe agjentin e tij. Duket se ai është i gatshëm që të kalojë tek ne”.
“Ne po ashtu kemi folur edhe me Ronaldinho dhe përfaqësuesit e tij, edhe ai po ashtu është i gatshëm për një bashkim”, ka thënë Gencer.
Kështu presidenti i klubit ka deklaruar se ata kanë një marrëveshje në princip me lojtarët, tranmeton Klan Kosova.