Lajmet e fundit

Sir Paul McCartney ka thënë se ai ka ndaluar konsumin e alkoolit para koncerteve, sepse kjo shprehi bëri që ai të harrojë fjalët e tij në skenë.
Ish-ylli i Beatles, 75-vjecar, ka thënë se ai tani konsumon pak birra dhe arra me rrush e çokollatë, duke preferuar të ruajë ndonjë gotë me alkool pas koncertit, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për Mirror rreth alkoolit para shfaqjeve në ditët e tij më të hershme, Sir Paul tha: “Kam provuar, veçanërisht në ditët e para të Wings, kur ishim në turne”.
“Por kjo nuk funksionoi”.
Por, tashmë kjo shprehi nuk bën pjesë më në jetën e tij.
Ylli, aktualisht është në turneun e tij në SHBA duke vazhduar për në Amerikën Jugore.