Lajmet e fundit

Dhëmbët janë shumë të rëndësishëm për shëndetin tuaj.
Andaj studimet kanë treguar se njerëzit shpesh gabojnë në përdorimin e disa gjërave duke menduar se ato janë të duhura, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund të shihni disa nga zakonet të cilat nuk duhet përdorur:
Mos i kafshoni me dhëmbë objektet e forta e as të buta, bile as për të hapur diçka.
Mos i pastroni dhëmbët me furça të forta. Dentistët këshillojnë furçat elektrike sepse janë më të buta.
Shumë persona dëshirojnë të flakërojnë dhëmbët e tyre duke i zbardhuar, por kjo gjë është e gabuar sepse përmes kësaj mënyre ju mund të shkaktoni njolla. Ose nëse veç keni vendosur që ta bëni, fillimisht preferohet të konsultoheni me dentistin tuaj pastaj të vendosni.