Lajmet e fundit
Qendërmbrojtësi ka pasur një sesion të shkurtër pyetje-përgjigjesh në faqen e tij në Twitter, gjatë të cilit ai është pyetur për shumë lidhur me bashkëlojtarët.

Luis Suarez ka treguar uri për të kafshuar kundërshtarët e tij viteve të fundit, por Gerard Pique ka thënë se ai tani është zhvendosur në kuzhinë.
Suarez qe suspenduar për 10 ndeshje pasi kafshoi Branislav Ivanoviqin e Chelseas në vitin 2013, ndërsa pastaj këtë gjë e kishte bërë edhe ndaj Giorgio Chiellinit në Kupën e Botës së vitit 2014.
Megjithatë, 28 vjeçari duket të ketë mësuar nga gabimet pasi Pique ka treguar për apetitin e tij në kuzhinë.
Ish-lojtari i Manchester Unitedit poashtu ka treguar që bendi i tij i preferuar është Coldplay, aktori Denzel Ëashington dhe LeBron James basketbollisti i preferuar.