Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka treguar se është pensionuar nga kombëtarja spanjolle, tranmeton klankosova.tv.
Pique e ka bërë të ditur këtë vendim para ndeshjes kundër Sevillës që Barcelona do ta zhvillojë në kuadër të Superkupës së Spanjës.
"Kam biseduar me Luis Enrique-n, kam vendosur javë më parë mirëpo kam dashur që sot ta bëj publike", është shprehur Pique.
Sipas mbrojtësit, arsyeja e pensionimit të tij nga Spanja ëshë fokusimi i madh që do t’ia bëjë Barcelonës.
31 vjeçari është paraqitur 103 herë për kampionët e botës duke shënuar 5 gola.