Lajmet e fundit
Mbrojtësi spanjoll ka refuzuar të pendohet për komentet e tij në drejtim të Real Madridit.

Gerard Pique ka folur për mediat pas vërshëllimave të tifozëve të Spanjës në drejtim të tij në ndeshjet e fundit.
Mbrojtësi i Barcelonës nuk mendon se ato kanë të bëjnë me qëndrimin e tij për Kataloninë, por me rivalitetin Real Madrid – Barcelonë.
“Mendoj se gjithçka ka të bëjë me rivalitetin mes Barçës dhe Realit. Nuk besoj se ka lidhje me Kataloninë dhe Spanjën. Unë e kam treguar përkushtimin tim ndaj Spanjës gjithherë”.
“Barcelona dhe Reali kanë rivalitet të madhe, veçanërisht kur njëra skuadër luan keq. Shpresoj që Reali të ketë sezon sa më të keq”.
“Unë nuk heq asnjë fjalë nga ato që kam thënë për Kevin Roldan. Do ta bëja prapë”.
Ndërsa lidhur me raportin e tij me Sergio Ramosin, mbrojtësi tha se ai është i tillë çfarë duhet të jetë.
“Raportet janë përmirësuar qëkur unë debutova për Spanjën. Ne nuk kalojmë kushedi sa mirë, por jo edhe keq. Ai është lojtar brilant dhe më pëlqen të luaj krah tij”.