Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e ka nderuar tashmë ish-bashkëlojtarin e tij, Lionel Mess-in me një postim emocional.
Messi u largua nga Barcelona pas një karriere të tërë te ky klub, pasi nuk ra në ujdi me katalunasit për një kontratë të re.
“Në sezonin tim të parë pas rikthimit te Barcelona, fituam tripletën dhe ti u bëre lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Nga Rosario e te prekja e qiellit të Romës. Aty nisi legjenda. Ajo që ndodhi më pas është histori. Edhe çfarë kohe përjetuam se!”, ka shkruar Pique në Instagram.
“Tash po largohesh, por e di që një ditë do të kthehesh. Ka gjëra për t’u bërë. Kënaqu, shijoje kudo që shkon dhe vazhdo së fituari ashtu sikur vetëm ti di. Këtu do të na mungosh! Të dua, Leo!”