Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka futur një klauzolë në kontratën e tij të re me Barcelonën që e lejon të largohet nëse dëshiron – mirëpo jo te ndonjë rival evropian.
Sipas gazetës spanjolle, Sport, marrëveshja e re e tij e cila skadon më 2024, e lejon atë që të kalojë në ligën amerikane, MLS, apo të pensionohet, mirëpo jo që të shkojë te ndonjë top klub evropian.
33 vjeçi u kthye në “Camp Nou” më 2008 pas katër vjetësh te Manchester United, dhe nga atëherë numëron 549 ndeshje dhe 47 gola për gjigantin e La Ligës.