Lajmet e fundit

Futbollisti i Barcelonës, Gerrard Pique, ka folur për shkarkimin e Julen Lopetegui-t nga kombëtarja e Spanjës, duke thënë që është një situatë në të cilën askush nuk do të donte të kalonte.
Lopetegui u largua një ditë pasi u emërua trajner i Real Madridit, dhe dy ditë para ndeshjes së Spanjës ndaj Portugalisë në Botëror, me arsyen se federata spanjolle nuk kishte qenë në dijeni të negociatave të tij me Realin.
“Ishte një situatë nëpër të cilën askush nuk donte të kalonte. Kupa e Botës sapo ka filluar. Kur të mbarojmë, do të ketë një moment që t’i kthehemi sërish”, ka thënë Pique për shkarkimin e Lopetegui-t.
“Fol për të sa më pak që është e mundur dhe përqendrohu në futboll. Kishte takime mes njerëzve të ndryshëm, dhe presidenti mori vendimin, dhe gjithçka mbetet në shtëpi”.
“Fakti i negociatave me Madridin nuk më bezdis. Aq është e qartë. Mënyrat se si u trajtua kjo gjë është e debatueshme, ka miliona mendime dhe presidentit nuk i pëlqeu, andaj e mori vendimin”.