Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, u shtrua në spital pas një virusi në stomak, por tani bëhet të ditur se ai është shëndoshë e mirë.
Pique nuk udhëtoi në Las Palmas për ndeshjen sonte mes skuadrës së tij dhe Las Palmas e që mund të jetë vendimtare në shpresat e Barcelonës për titullin e La Ligës.
Pavarësisht se ai është mirë me shëndet, ai do të vazhdojë të trajtohet dhe progresi i tij do të monitorohet gjatë javëve në vijim që të përcaktohet se a do të marrë pjesë në ndeshjen e ardhshme ndaj Eibarit, shkruan Marca, transmeton Klan Kosova.