26.05.2016 · përditësuar para 3703 dite1 min lexim
Një set pullash postare është lansuar në Britani të Madhe, për nder të 50 vjetorit të themelimit të rok grupit britanike Pink Floyd.
10-të nga do të jenë në shitje që nga e enjtja, duke shënuar 5 dekada të muzikës legjendare të grupit.
Koleksioni përfshinë albumet më të famshme të këtij bendi e po ashtu edhe pjesë nga performancat e tyre live.
Pink Floyd, ishin bërë të famshëm për kopertonat e albumeve të tyre inovative të cilat ishin krijuar në bashkëpunim me fotografët dhe dizajnerët më të mirë grafikë.
Përveç këtyre 10 pullave postare që janë lansuar të enjten, edhe katër të tjera do të jenë ta gatshme për pak ditë, e do të përmbajnë fotografi nga performancat e tyre live të një koncerti në Londër në vitin 1966.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.