27.09.2016 · përditësuar para 3568 dite1 min lexim
Në vitin 2011, një murator pensionist 71 vjeçar gjeti rastësisht një pinguin në Amerikën e Jugut.
Joao Pereira, e gjeti atë të shtrirë në shkëmbinj derisa ishte në gjendje shumë të rëndë, në plazhin e tij jasht Rio de Janiero, njofton Klan Kosova.
71 vjeçari e pastroi pinguinin pasi ai po vdiste nga nafta që i ishte ngjitur në puplat e tij. Pensionisti poashtu e ushqeu atë me një dietë të përditshme peshku që të arrinte forcën e tij.
Veç këtij kujdesi, Pereira, e vuri edhe emrin Dindim pinguinit që e gjeti buzë vdekjes, njofton Klan Kosova.
Por pas një jave, ai vendosi që ta lironte pinguinin përsëri në det, por ky i fundit refuzonte një gjë të tillë.
Joao e mori atë në barkën e tij dhe e dërgoi në ishullin ku edhe e kishte gjetur. Por vonë në një nga ditët, pinguini ishte kthyer në oborrin e shtëpisë së kujdestarit të tij në Proveta.
Në fund, Dindim qëndroi me Joao-n për 11 muaj por më pas ai kishte ndryshuar pamjen e tij me pupla të reja, madje dhe u zhduk, ka sqaruar pensionisti.
Por ajo nuk do ishte hera e fundit që Joao, do e takonte pinguinin e tij të dashur, Dindim. Kjo pasi pinguini kthehet në plazh të vogël gjatë verës për çdo vit.
E kjo është tejet befasuese pasi nuk është parë ndonjëherë që një pinguin të vizitojë njeri të moshuar madje nga një distancë e largët, përcjellë Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.