Lajmet e fundit
Një pilote ukrainase që në Rusi po gjykohet për vrasjen e dy gazetarëve i ka thënë gjykatës se do të vazhdojë grevën e urisë të cilën e ka nisur pesë ditë më parë.

Nadia Savchenko i ka thënë gjykatës në Rusi – ku po gjykohet për vrasjen e dy gazetarëve – se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga greva e urisë.
Ajo ka mohuar të ketë shtënë në drejtim të gazetarëve rusë në qershor të vitit 2014, transmeton Klan Kosova.
Raportohet se Savcheno ka refuzuar të hajë dhe pijë që nga 3 marsi.
Gjatë paraqitjes së saj të mërkurën, ajo i ka treguar gjykatësit gishtin e mesëm, si shenjë që nuk e pranon gjyqin që po zhvillohet ndaj saj.
Avokati i saj ka thënë që vendimi pritet të merret gjatë këtij muaji. Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj.