Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka publikuar një video duke pretenduar se kanë zbuluar një aeroplan amerikan të zbulimit mbi shtetet Baltike.
Thuhet se aeroplani luftarak rus SU-27 ka intervenuar pasi që është vërejtur se aeroplani amerikan RC-135 është duke fluturuar drejt kufirit rus.
Ende është e paqartë se në cilën ditë ndodhi ky incident, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa më herët zyrtarët amerikanë kanë kritikuar sjelljen e pilotëve rusë duke thënë se manovrimet e tyre mund të jenë të rrezikshme dhe me pasoja.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.