Lajmet e fundit

Një pikturë e Picassos, së cilës iu ndalua eksportimi nga Spanja, është konfiskuar nga autoritetet franceze në Korsikë.
Koka e një gruaje të re e pikturuar në vitin 1906, ka vlerën e më shumë se 25 milionë eurove apo 17 milionë funte.
Piktura është pronë e Jaime Botin, një manjat bankar spanjoll.
Ajo është shpallur pasuri e trashëgimisë historike e një rëndësie të jashtëzakonshme nga gjykata spanjolle e cila e refuzoi një leje eksporti.
Një përpjekje për të eksportuar pikturën në Zvicër, ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve franceze.
Kërkesa për eksportimin e pikturës është bërë në janar të vitit 2012, por është kundërshtuar nga Ministri i Kulturës së Spanjës.
Zyrtarët francezë të doganave janë në pritje të autoriteteve spanjolle për ta rimarrë pikturën.