28.10.2016 · përditësuar para 3546 dite1 min lexim
Samedin Asllani, është artisti kosovar i cili ka hapur një ekspozitë pikturash por jo në atdheun e tij.
Ai zgjodhi që veprat e tij t’i paraqes në Zvicër, por derisa një ekspozitë e tillë është hapur, vizitorët po vlerësojnë shumë punën tij të plasuar në letër, njofton Klan Kosova.
Vepra e Asllanit pasqyron një zhvillim të vazhdueshëm në të menduarit artistik dhe në të shprehurit e emocioneve.
Prandaj në praninë e shumë artdashësve zviceranë dhe shqiptarë, piktori Samedin Asllani shoqëroi të pranishmit në botën e tij të artit, njofton Klan Kosova.
Për më shumë detaje kronikë e zgjeruar që i dedikohet Artistit Asllani, i cili për 20 vjet me radhë është aktiv në skenën e artit në Lozanë.
Përgatitur nga gazetarja, Rejhane Selimi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.