Lajmet e fundit

Pas ditëve të kaluara në Francë në Bienalen e Brioude për gjininë e akuarielit, piktori Helidon Haliti, sjell në Tiranë një projekt të kësaj natyre.
Ndërkaq sipas Halitit ‘’kjo gjini është lënë në harresë në Shqipëri’’.
Festivali i tillë, do të organizohet në Muzeun Historik Kombëtar, ku piktori shprehet edhe për synimet e këtij festivali:
‘’Duke ardhur artistë të akuarelit nga të gjitha vendet e botës, kjo është mundësi e mirë për promovimin e Shqipërisë. Tashmë do të kemi artistë që do të bëjnë të njohur vendin tonë ku turizmi do të ketë zhvillim të madh’’.
Festivali mendohet të mbahet në muajin nëntor të këtij viti, ndërsa sa u përket përgatitjeve për këtë festival piktori Helidon, tha se jemi munduar të jemi shumë elegant./ Shqiptarja.com