Ka muaj që në qendrën e Strokut në kuadër të Klinikës së Neurologjisë në QKUK, nuk funksionon trombektomia.
Arsyeja është e thjeshtë: mungon materiali esencial, raporton Klan Kosova.
Menaxhmenti i QKUK-së është arsyetuar me plotësimin e Listës Esenciale.
Në anën tjetër, QKUK këtë situatë e ka arsyetuar në emrin e asaj se një përqindje e vogël e këtyre pacientëve arrijnë t’i nënshtrohen kësaj procedure bashkëkohore, dhe shumica trajtohen përmes terapisë intravenoz, trombolizë.
Kujtojmë se si parakusht për aplikimin e trombektomisë apo trombolizës, sipas profesionistëve dhe raportimeve të kaluara, është koha: ndërhyrja duhet të bëhet vetëm brenda 3 orëve të para të paraqitjes së sëmundjes.
Megjithatë, Stroke Center që është proklamuar si projekt nacional për shpëtimin e jetës nga sulmet në tru, më 2020 vetë ShSKUK kishte publikuar një storie suksesi se si kishin intervenuar përmes stentimit në tru tek pacientja 70-vjeçare, duke ia shpëtuar jetën.
Ndërkaq nga të dhënat e QKUK-së, bëhet e ditur se rreth 50–60% e të gjitha hospitalizimeve në Neurologji i përkasin pikërisht këtij grupi pacientësh.
Kronika në vijim sjell detaje:
https://www.youtube.com/watch?v=3663Yo1RANI
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.