Lajmet e fundit

Pijet dietale, nuk i ndihmojnë njerëzit të humbin peshë. Një studim i ri ka zbuluar se njerëzit pasi të konsumojnë pije dietale, hanë më shumë që t’i kompensojnë dëshirat në të ngrënë.

Sipas shkencëtarëve, këto pije pa kalori si Coca-Cola Dietike dhe Sprite Zero, e rrisin dëshirën dhe urinë e dikujt për të ngrënë.
Vullnetarëve që kanë marrë pjesë në studim, shkencëtarët u kanë dhënë 3 lloje të sheqernave e më pas e kanë observuar se çfarë hanë ata gjatë ditës, dhe kanë zbuluar se ata konsumojnë ushqim njëjtë dhe rrinë në po të njëjtën masë trupore.
Ky studim është kryer nga Agjencia për Shkencë dhe Teknologji e Singaporit, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.