Lajmet e fundit

Kur njeriu arrin një moshë të caktuar, përpos që ka edhe shumë momente dhe eksperienca të bukura për të ndarë me të tjerët, ka edhe disa telashe shëndetësore, që vijnë me moshën.
Një nga problemet më të shpeshta janë dhimbjet e nyjeve. Ky problem nuk prek vetëm personat pas moshës 50 vjeçare por edhe persona të tjerë.
Dhimbjet e nyjeve shpesh ndikojnë edhe në kualitetin e jetës, derisa është pasojë e shumë faktorëve, transmeton Klan Kosova.
Por për të larguar këto dhimbje lehtë dhe në mënyrë natyrale, shiheni një recetë më poshtë.
Përbërësit:
230 gr badema të copëtuar
1 lugë gjelle mjaltë organic
1 lugë çaji të kanellës pluhur
2 filxhanë ananas të copëtuar
1 filxhan tërshërë
1 filxhan të lëngut të shtrydhur të portokallit
300 ml ujë
Si ta përgatisim?
Në fillim ziejmë tërshërën për rreth dhjetë minuta, dhe e lëmë të ftohet. Shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë në blender. Përziejmë të gjitha mira derisa të krijohet një masë homogjene.
Nëse është një përzierje që ju duket e trashë, mund t’i shtoni lëng portokalli ose ujë.
Konsumojeni këtë pije në mëngjes dhe në mbrëmje, për një periudhë 15 ditore.
Shumë shpejt do të vëreni se ju do të ecni shumë më lirë dhe dhimbja në nyjet e juaja do të zhduket krejtësisht!/klankosova.tv