Lajmet e fundit

Ish ylli i filmit më të njohur James Bond, Pierce Brosnan duket se nuk ka aftësi vetëm që të aktrojë.
Ai ishte duke provuar aftësitë e tij meteorologjike dhe duket se aksidentalisht ka parashikuar një cunami, një stugi tropikale.
Derisa ishte në një transmetim direkt, Brosnan kërkoi ndihmë nga prezantuesi i motit, Al Roker.
“Oh, një cunami, një vorbull e madhe këtu… po vjen”.
“Al, më duhet ndihma jote, ku të shkoj tani?”, tha aktori në transmetim, transmeton Klan Kosova.
Roker më pas i doli në ndihmë duke u shprehur se ishte kënaqësi të bashkëprezantojë motin me James Bond.
Kjo u mirëprit nga fansat e tij duke bërë shaka se kur do të ndryshojë përfundimisht profesionin e tij.