Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka postuar dje mbrëma një foto ku shihet një i ri që ka bërë një model të çuditshëm flokësh. Ai i ka qethur duke shkruajtur PS në pjesën e sipërme të kokës. Rama e ka cilësuar këtë foto si “Photo of the night”. Por reagimi i ndjekësve të tij në FB nuk ka qenë shumë pozitiv. Shumë e kanë sulmuar dhe ironizuar për këtë gjë, por ka pasur edhe disa që e kanë pëlqyer kokën me inicialet PS.●●●Shpërndaje këtë artikullAFSHKRIMI NGAArbër FetahuEditorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter