Lajmet e fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit në SHBA, Philip Reeker, e ka vizituar sot ambasadën e Kosovës në Çeki.
Reeker në këtë takim ishte pritur nga ambasadori i shtetit tonë në atë vend, Arbër Vllahiu.
“Jashtëzakonisht i nderuar me vizitën e ndihmës sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Philip T. Reeker në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë”, ka thënë Vllahiu.
Vllahiu ka thënë se është nder i veçantë që të pres në takim një mik të madh të shtetit të Kosovës.
Ai ka treguar se në këtë takim është folur për tema të ndryshme me interes të veçantë për shtetin tonë.
“Një nder i veçantë për të pasur mysafir z. Reeker, mikun e Kosovës në shtëpinë e Kosovës në Pragë e për të ndarë për pak çaste pikëpamje për çështje të ndryshme”, tregon ambasadori Vllahiu.
“Kosova është e bekuar me miqësinë e përhershme me SHBA-në”, shtoi Vllahiu.
Philip Reeker është krahu i djathtë i Sekretarit të Shtetit në SHBA, Mike Pompeo.