Legjenda e muzikës, Phil Collins, ka zbuluar se ndodhet në spital për një ndërhyrje në gju, duke hedhur poshtë zërat se ndodhet në kujdes paliativ.
Këngëtari i hitit Another Day in Paradise ka qenë temë e spekulimeve për shëndetin e tij pas një sërë problemesh shëndetësore që ai ka ndarë publikisht.
Zëdhënësi i tij konfirmoi për The Standard se ai ndodhet në repartin mjekësor për operim dhe nuk është në kujdesin që ofrohet në fund të jetës.
Phil, i cili ka performuar së fundmi në karrocë, ka vuajtur nga dëmtime nervore, pankreatiti akut dhe nga problemet me ecjen.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.