Lajmet e fundit

Albumi i tretë i këngëtares, Adele po mbahej në sekret të plotë por një artist që ka bashkëpunuar me të duket se ishte aq i entuziazmuar sa nuk duroi më.
Pharrell Williams u shpreh se artistja 25 vjeçare i kushton shumë pak kohë karrierës së saj momentalisht pasi merret me të birin e saj.
Williams tha se ajo duket rreth 30 minuta dhe më pas largohet.
“E kam parë së fundmi. Ajo është sikur : OK njerëz, jam e lirë diku rreth 20 minuta ose përafërsisht 32 minuta dhe më pas zhduket për të qenë me djalin e saj të bukur”
Por, Pharell e konsideroi Adelën si një nga këngëtaret më të mira të momentit.
“Ajo është një tekstshkruese dhe këngëtare fantastike. Ti i dëgjon albumet më të mira dhe qëllimi që të vjen në mendje është që të marrësh frymë dhe të jetosh” tha ai në Cannes Lions, transmeton Klan Kosova.
Albumi i Adele është paraparë të lansohet këtë vit më herët por është shtyer deri në Shtator.