Lajmet e fundit

Këngëtari Pharrell Williams dhe gruaja e tij Helen Lasichanh, janë bërë prindër të trenjakëve.
Këngëtari i hitit “Happy” kishte treguar në shtator që ai dhe gruaja e tij modeleje janë duke pritur fëmijë, mirëpo atë kohë ata nuk e dinin që do bëhen prindër të tre fëmijëve menjëherë, transmeton Klan Kosova.
Përndryshe Pharell dhe Lasichanh kanë edhe një djalë tjetër tetë vjeçar të quajtur Rocket.