Sot fillon festivali “Prishtina Plus Festival” apo P+festival, i cili do të zgjasë tre ditë me radhë në parkun e Gërmisë, transmeton Klan Kosova.
Ky festival është produkt i Next Level dhe Unit Live, që do të bëj bashkë artin, teknologjinë muzikën dhe dashurinë për tri ditë e tri net.
Instilacionet artistike, seminare e konferenca, gara sportive dhe ndarja e përvojave të grafiti artistëve do të jenë pjesë e aktiviteteve tri ditore.
P+festival do të zhvillohet me datat 21, 22 dhe 23 korrik, dhe do të sjell artistë si Bushido, Joris Voorn, Alican, Djebali, SABB, e të tjerë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.