Lajmet e fundit
Shtëpia e futbollit kosovar do ta koordinojë datën tjetër testuese me UEFA-në dhe inspektorët e saj, ndërsa për terminin e ri opinioni do të njoftohet me kohë në ditën në vijim

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se për shkak të vdekjes të Heroit të Kombit Adem Demaçi, ndeshja testuese e stadiumit "Fadil Vokrri" do të pezullohet.
Shtëpia e futbollit kosovar do ta koordinojë datën tjetër testuese me UEFA-në dhe inspektorët e saj, ndërsa për terminin e ri opinioni do të njoftohet me kohë në ditën në vijim.
Përmes një njoftimi, federata u ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe miqve të veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare Adem Demaçi.