22 operatorët që do të vendosen në Parkun e Biznesit në Lumadh, nuk guxojnë të bëjnë asnjë ndërhyrje në parcelat që iu janë ndarë nga shteti të paktën për një kohë.
Vendimin për pezullimin e aktiviteteve aty e mori Kuvendi Komunal i Vushtrrisë, në bazë të shkeljeve që Agjencia Kundër Korrupsion i gjeti në proces.
Ato, qeverisja lokale i adresoi në ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, nga e cila do të presë përgjigje, meqë ky dikaster fillimisht procesin e kishte cilësuar të rregullt.
Në projektin, ndërtimi i të cilit kishte nisur më 2019, shkelje hasi edhe Komisioni Komunal që e hetoi atë.
Anëtarët e tij gjetën se disa nga bizneset përfituese kanë shitur parcelat tek personat e tretë, derisa sipas tyre procesi i përzgjedhjes është nisur para se të bëhej pranimi teknik.
https://www.youtube.com/watch?v=l-AzAIT8fM0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.