Lajmet e fundit

Mjekët specialistë të klinikave kirurgjikale në QKUK kanë pezulluar grevën e nisur ditë më parë.
Pezullim i grevës është arritur pas takimeve të vazhdueshme që kanë pasur me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, zëvendësministrin Rrustem Musa dhe Drejtorin e Përgjithshëm të SHSKUK-së, Basri Sejdiu.
Në takim është arritur marrëveshja që greva të pezullohet dhe mjekët të jenë të kyçur në grupet punuese që do të punojë në kategorizimin e pagave.
Ky kategorizim është paraparë të realizohet me Ligjin e ri të Pagave, pas rishikimit të buxhetit.