Lajmet e fundit

Qeveria e Sirisë ka pezulluar evakuimin e civilëve dhe luftëtarëve nga pjesa lindore e Aleppo-s, duke akuzuar rebelët që kanë thyer pikat e marrëveshjes, transmeton Klan Kosova.
Arsyet e pezullimit ende nuk janë të qarta.
Sipas disa raportimeve është thënë që janë dëgjuar shpërthime në zonën ku civilët ishin duke hipur nëpër autobusë për t’u evakuuar.
Më shumë se 3,000 autobusë kanë dalë nga lindja e Aleppo-s ditën e enjte, megjithatë OKB-ja ka deklaruar që kanë mbetur të paktën edhe 50,000 persona.
Ushtria e Sirisë, e mbështetur nga Rusia ka marrë nën kontroll pothuajse të gjithë territorin nga rebelët.