Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, ka njoftuar se është vendosur zyrtarisht pezullimi i të gjitha procedurave për projektin e Hidrocentralit në Lumbardh.
Ai në Facebook ka shkruar se ky vendim erdhi pas takimit me Komitetit Ndërministror për projektin e Lumbardhit me dhe pas kërkesës së kryeministrit Ramush Haradinaj.
"Qytetarë të nderuar, sapo u mbajt takimi i Komitetit Ndërministror për projektin e Lumbardhit me ç’rast, sipas Kërkesës së Kryeministrit Haradinaj, reagimit tonë në Komision e i cili reagim pasoi edhe me reagimin mbarë qytetarë, u vendos edhe zyrtarisht që të pezullohet puna e këtij Komisioni, që rrjedhimisht nënkupton edhe pezullimin e të gjitha procedurave për projektin e Hidrocentralit në Lumbardh", ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.
Në fund të muajit të shkuar qytetarë ePejës, kanë protestuar për të kundërshtuar projektin për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.
Në këtë protestë, ata patën nënshkruar edhe një peticion për ta parandaluar ndërtimin e projektit në fjalë, transmeton Klan Kosova.