Lajmet e fundit

Qytetarët që kanë ardhur nga Britania e Madhe në Kosovë nuk dihet se kur mund të kthehen prapa.
Kjo pasi, të mërkurën, Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj mori vendim që të pezullohen linjat ajrore nga ky vend dhe anasjelltas si masë mbrojtëse nga lloji i ri i COVID-19 që është përhapur atje.
Por, një vendim ndryshe është për qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe përmes kufijve tokësorë.
Këta të fundit obligohen të vetizolohen për 14 ditë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të gjithë ata që nuk respektojnë këto masa, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform ligjit.