Lajmet e fundit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim sot për pezullimin e katërmbëdhjetë partive politike.
Sipas KQZ-së, këto parti politike nuk kanë dorëzuar në Zyrën për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike – Formularin për të dhënat e ndryshuara vjetore në përputhshmëri me nenin 11 të Rregullës mbi Regjistrimin dhe Veprimin e Partive Politike.
“Afati i fundit për dorëzimin e ndryshimeve vjetore ka qenë 31 janari i vitit 2016”, thuhet në njoftim për media të KQZ-së, transmeton Klan Kosova.