Lajmet e fundit

Ish i dërguari i posaçëm i BE-së për Kosovën , Wolfgang Petritsch ka deklaruar se është mirë që Kosova ta themelojë sa më shpejt Gjykatën Speciale dhe të përballet me të kaluarën, në mënyrë që të ec përpara dhe e ardhmja të jetë më e mirë.
Petritsch në një intervistë për KosovaPress, tha se themelimi i Speciales është një çështje që bazohet në përvojat e Ballkanit, pasi siç tha ai të gjitha luftërat në ish Jugosllavi kanë quar në themelimin e Tribunalit Ndërkombëtarë për Krime në ish Jugosllavi.